1,050L Çmimi origjinal qe: 1,050L.950LÇmimi i tanishëm është: 950L.
Fatet njerëzore mbartin një hije që udhëton anembanë botës, skutë më skutë dhe në kthinat ku drita nuk ka mundur të depërtojë, por gjithmonë tërhiqet dhe kthehet mbrapsht, tek i zoti me të cilin lindi dhe me të cilin do të shuhet një ditë.
Legjendat dhe mitet thonë se njeriu lind dhe vdes me fatin e tij. Thonë se njeriu lufton më kot të braktisë, të shpëtojë apo edhe ta ndryshojë të ashtuquajturin fat. Thuhet se të mallkuar janë ata që guxojnë ta vrasin fatin e tyre. Së bashkë me fatin shuhet dhe individi… Sa kohë mendoni se i duhet një qenieje njerëzore për të shembur imitimet që betonizojnë vizionin e saj?
Ky është vazhdimi i historisë së njerëzve dhe zotave që ata krijuan, një spirale fatesh dhe imitimesh.
Zhanri: Fantazi Urbane
Duke blerë IMITIMET nëpërmjet faqes zyrtare të Xhoana Jaku-t, ti mbështet direkt autoren e cila është mëse e emocionuar të paketojë çdo porosi me shumë dashuri, përkushtim dhe disa dhurata të vogla ekskluzive.
Zbulo botën e romanit debutues të serisë DRITËHIJET me 50 faqet e para të disponueshme si në format audio, ashtu edhe në e-libër—dhuratë për ty! Abonohu në buletinin e Xhoanës sot për të nisur këtë udhëtim dhe për të qenë i pari që merr lajme mbi publikimet e reja, materiale ekskluzive dhe surpriza të veçanta.